Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, me datat 1 dhe 2 qershor, do të mbaj konferencën e dytë ndërkombëtare për ‘Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e Fëmijëve’, e cila organizohet me qëllim të ofrimit të një platforme për prezantimin e njohjeve më të reja shkencore të arritura nëpërmjet hulumtimeve të mirëfillta.
Kjo konferencë synon që të shkëmbejë përvoja në mes të akademikëve, hulumtuesve, profesionistëve shëndetëtësorë, mësuesve dhe studentëve nga e gjithë bota.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konferencë, duhet të plotësojnë formularin e shkurtër në www.qhpsm.net/konferenca, ku duhet të shkruajnë emrin dhe mbiemrin si dhe fushën e studimit.