“Mbrojtja e civilëve, mbrojtja e paqes”, kjo është motoja e sivjetme që shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara’.
Me rastin e kësaj dite, përmes një video-mesazhi, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. António Guterres, ndër të tjera tha: „Këtë vit, Kombet e Bashkuara shënojnë 20 vjet që kur Këshilli i Sigurimit fillimisht ka mandat në një mision paqeruajtës për të mbrojtur civilët. Çdo ditë paqeruajtësit mbrojnë njerëzit, gratë dhe fëmijët nga dhuna, shpesh duke rrezikuar jetët e tyre. Le të punojmë së bashku për paqe, për ruajtjen më efektive të mbrojtjes së njerëzve dhe përparimin e paqes.”
Shënimi i ditëve ndërkombëtare janë raste të mira për të edukuar publikun për çështjet me interes, për të mobilizuar vullnetin dhe burimet politike, për të trajtuar problemet globale dhe për të festuar dhe përforcuar arritjet e njerëzimit.