Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës “ReMusica” edicioni i 18-të me radhë, i cili ka për mision promovimin e muzikës bashkëkohore, do të nis së realizuari më 24 maj, në ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës. Do të jetë Petrit Çeku në kitarë, Pedro Ribeiro Rodrigues dhe Tomislav Vuksic, të dy në kitarë, muzicientët që do të hapin edicionin e sivjetmë të këtij festivali, për të vazhduar me program po kaq të larmishëm me artistë nga Austria, Shqipëria, Kosova, Belgjika, etj.
Më 30 maj do të interpretoj Kori i Filharmonisë së Kosovës, me dirigjent Rafet Rudi dhe më 2 qershor kur edhe pritet të përfundoj festivali, do të paraqitet Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.
Ndërveprimi ndërmjet ReMusicës dhe publikut të tij ka ndihmuar në realizimin e nevojës për zgjerimin e kufijve, duke rezultuar në pasurimin e fizionomisë së Festivalit duke prezantuar muzikën e periudhave të tjera stiliste, të tilla si Rilindja, Barok, Klasicizmi, Romantikët e kështu me radhë.