Organizata ‘Down Syndrome Kosova’ vazhdon të realizoj aktivitete të ndryshme në dobi të personave me sindromën down, kësaj radhe përmes disa ngjarjeve artistike. Për herë të parë në Kosovë do të performoj grupi i vallëzimit “Larondina“ nga Anglia, më 21 maj, në Teatrin ”Adriana Abdullahu”, në Ferizaj, duke filluar nga ora 18:00. Më pas, me datën 22 maj, vallzimi i grupit përkatës do të përsëritet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sikurse edhe më 23 maj, në terminin e njëjtë, do të realizohet po e njëjta shfaqje në Teatrin “Bekim Fehmiu”, në Prizren.
Hyrja për të përcjellur këtë shfaqje është pa pagesë dhe të gjithë ju që dëshironi të bëheni pjesë e tyre, përveç argëtimit mund të kontribuoni me aq të holla sa dëshironi në kutitë e bamirësisë, që do të gjenden në holle të teatrove respektive.