“Infermieria, zëri që udhëheqë – shëndeti për të gjithë”, kjo është motoja e sivjetme nën të cilën shënohet 12 Maji ‘Dita Ndërkombëtare e Infermierëve’. Data e sotme, është caktuar si ‘Ditë Ndërkombëtare e Infermierisë’, pasi në këtë ditë ka lindur themeluesja e infermierisë në botë, Florence Nightingale. Kjo ditë sivjet në Kosovë është shënuar me aktivitete paraprijëse. Është Komuna e Prishtinës, e cila e shënoi këtë ditë me organizmin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me Universitetin UBT, ku gjatë ditës së premte (10.05.19), në sheshin ‘Zahir Pajazitit’ studentët, mjekët familjarë dhe infermierët, ofruan shërbime dhe këshilla të ndryshme mjekësore për qytetar, ku u promovua rëndësia e përcjelljes së shtypjes së gjakut, glikemisë, peshës trupore, saturimit dhe ngjashëm, nga të gjithë, e sidomos nga personat në moshë të shtyer dhe atyre me sëmundje kronike.
Edhe Kolegji Heimerer ka mbajur aktivitete gjithëjavore përmes organizimit të tryezës së rrumbullakët me temën: “Infermieria: Zëri qe udhëheq- Shëndeti për të gjithë”, me ekspertë të fushës dhe rajonit. Ku akvietitit njëheri është edhe përgatitje e infermierëve për vitin e tyre global vitin 2020, i cili është shpallur viti i infermierisë në të gjithë botën.