“Ujdia letrare” është tema e sivjetme e Festivalit Ndërkombëtarë të Letërsisë “Polip”, që po mbahet nën organizimin e Qendrës Multimedia, duke sjell shkrimtarë, poet, nga rajoni dhe nga e gjithë bota. Risia e sivjetme është mbajtja paralele e Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik ‘GRANFest’, ku sot (10.05.19) nga ora 19:00, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të prezantojnë punën e tyre, në ekspozitën e mbajtur në hapësirën e Fakultetit të Arkitekturës, në Prishtinë. Me këtë rast Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren për informim pranë Qendrës Multimedia, Aurela Kadriu, e cila ftoi të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, të marrin pjesë në këto dy festivale të cilat do të mbahen për tre ditë me radhe dhe shtoi:
“Është një mundësi e mirë për të krijuar rrjetëzim me artistë të njohur, të cilët kanë bërë punë të jashtëzakonshme në fushën e letërsisë, por edhe në fushën e artit grafik në botë. Përveç leximit, në festival do të ketë edhe diskutime të cilat do të zhvillohen në hapësirën e Qendrës Multimedia dhe do të ketë hapësirë për njerëz të fushave të ndryshme për tu angazhuar. ”
Vlen të përmendet faktin se sktivitetet e festivalit “GranFest ”, do të fokusohen në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë, ku pritet të organizohen edhe orë leximi dhe po mbahet për herë të parë në Kosovë, ndërsa festivali i Ndërkombëtar ‘Polip’, po mbahet për të 9-in vit me radhë.