Nesër (14 maj), duke filluar nga ora 19:00, në ambinetin e fondacionit ‘Shtatëmbëdhjetë’ do të organizohet eventi ‘4 AM Discussion me Fitore Berisha: Art as therapy’. Arti si një nga format që na jep mundësi të eksplorojmë të panjohurën që fshihet thellë në mendjen dhe shpirtin tonë, bënë artistët të kenë mundësi që të nxjerrim jashtë gëzimin, hidhërimin, frikën e çdo emocion tjetër. E këtë e bënë edhe artistja Fitore Berisha, arti i së cilës vjen si një lloj përkujtimi se të gjithë jemi të ndryshueshëm, pavarësisht nga vijmë apo cilës klasë i përkasim.
Përmes pikturave, videove e performancave, artistja Berisha, përveç tjerash këtë art e përdorë edhe si formë të shërimit shpirtëror duke prekur tema të ndjeshme.