Tashmë në Kosovë është duke u zhvilluar testimi ndërkombëtar i prirjeve në matematikë dhe shkencë ‘TIMSS’, i cili do të ofroj informacione se cila është gjendja e arsimit në Kosovë.
Në këtë testim, që në Kosovë është duke u mbajtur për herë të parë, janë duke marr pjesë 145 shkolla me gjithësej 500 nxënës të klasave të 4-ta, ku rezultatet e nxënësve nga Kosova do të krahasohen me rezultatet e nxënësve të tjerë të moshës së njëjtë, nga më shumë se 60 shtete të tjera pjesëmarrëse në testin TIMSS. Rezultatet e këtyre testeve do të japin një pasqyrë të gjendjes së arsimit në Kosovë, analizat e të cilave do të bëhen vitin që vjen, përkatësisht në vitin 2020, kur edhe do të kemi mundësi të shohim rezultatet. Testimi ndërkombëtar i prirjeve në matematikë dhe shkencë, do të zgjasë deri më 10 maj dhe organizohet nga Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve në Arsim-IEA, implementohet nga MAShT-Divizioni për Sigurim të cilësisë, Standardeve, Vlerësimit dhe Licencimit dhe mbështetet nga projekti Kosovo Educaion Sector Improvement (KESIP) i Bankës Botërore dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.