Nesër më 12 prill, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e ‘Termokiss’, do të mbahet ‘Ekspozitë Arti’ e cila duke shfaqur pikëvështrimet artistëve për zhvillimin e Kosovës, ka për qëllim që të mbledh fonde për ‘Klubin e Karlingut të Kosovës’, që do e përfaqësoj Kosovën për herë të parë në ‘World Mixed Doubles Championship’, që do të mbahet në Stavanger të Norvegjisë.
Për këtë arsye, kjo eskpozitë ka mbledhur disa artistë të cilët do të shesin veprat e tyre artistike dhe disa prej fondeve të mbledhura do të shkojnë në ndihmesë për ‘Klubin e Karlingut të Kosovës’ të cilët do të përfaqësojnë shoqërinë tonë në një prej eventeve kryesore të karlingurt në Europë, siç është ‘World Mixed Doubles Championship’.