Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (Millenium Foundation Kosovo), në bashkëpunim me Qeverinë Amerikane, Intel dhe Girl UP do të organizojnë ‘Kampin Veror të Shkencës dhe Teknologjisë’, për vajzat.
Ky kamp ndërkombëtar do të organizohet për herë të parë në Prishtinë! Me anë të këtij organizimi po synohet krijimi i një gjenerate të re të vajzave lidere në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, së bashku me disa nga instruktorët më të mirë nga e gjithë bota. Kampi do të mbahet në Prishtinë me vajza nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Maqedonia Veriore dhe Serbia, nga data 18 gusht deri më 31 gusht 2019. Kampi do të mbahet në Universitetin e Prishtinës, ku pjesëmarrësit do të flenë në konvikte të mbikëqyrura dhe do të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme të STEAM në klasat e Universitetit AAB, si dhe ekskursione të posaçme jashtë vendit.
Afati i aplikimit për të gjitha vajzat e moshë 15 deri 18 vjeç, është deri më 21 prill, 2019.