“Uji është pasuria më e madhe e planetit tonë”, “Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit”, këto janë disa nga thënjet që Ujësjellësi Rajonal Prishtina i ka ndarë me qytetarët, sot (22.03.19), në ‘Ditën Botërore të Ujit’.
Kjo ditë ka për qëllim të tërheq sa më shumë vëmendje për kujdes ndaj ujit të pijshëm, me qëllim të apelimit të të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit.
Këtë e pohon edhe zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila u bënë thirrje të gjithë konsumuesve të ujit, për ndërgjegjësim përsa i përket shfrytëzimit të ujit të pijshëm. “Po afrohet koha kur kërkesa për ujë të pijshëm do të tejkaloj furnizimin. Roli i ujit është thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe planetin, por e rëndësishme është që ne ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit për prodhim, furnizim dhe zhvillim.Uji duhet të kursehet pikë pë pikë. Meqenëse ne jemi përdorues të ujit të pijshëm, ne në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, andaj ta mbrojmë dhe ruajmë ujin”, rekomandon znj. Mjeku.
Ajo poashtu premtoi se që nga muaji maj i këtij viti, të gjitha komunat e administruara nga Ujësjellësi rajonal Prishtina, do të kenë furnizim të plotë më ujë të pijshëm dhe ujë mjaft cilësor.
Si në gjithë botën ashtu edhe në Kosovë, kjo ditë do të shënohet përmes organizimeve të ndryshme që përkojnë me rëndsinë që ka ruajtja dhe mbrojtja e ujit.