Fëmijët që e duan teatrin, këtë të shtunë (23.03. 19), në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë, do të mund të ndjekin shfaqjen “Princeshat dhe Dragoi”, me regji të Melihate Qenës.
Kjo shfaqje bënë fjalë për katër mbretër në katër mbretëri të largëta, të cilët kanë vetëm nga një vajzë, përderisa e para është e llastuar, e dyta e mrrolur, e treta është e hareshme dhe e katërta e zgjuar.
Pranë tyre jeton edhe një dragua, i cili kërkon një princeshë për t’u martuar. Ai do ta kërkojë dorën e katër princeshave të ndryshme, derisa më në fund e kupton se ai duhet të gjejë një princeshë dragua.
Në këtë shfaqje, të bazuar nga përallat popullore, luajnë aktorët: Roza Berisha, Avni Hoti e Avdi Azemi. Kjo shfaqje është për moshat mbi tre vjeç dhe shfaqet nesër në dy termine, në ora 12:00 dhe në ora 13:00.