Galeria Kombëtare e Kosovës, nesër (04.03.19) bën hapjen e ekspozitës së artistes Majlinda Kelmendi, kuruar nga Edison Çelaj.
Ekspozita në fjalë hapet nga ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Njoftohet gjithashtu se kjo ekspozitë do të jetë e hapur për një muaj, nga data 5 Mars deri më 5 Prill 2019.