Kino Armata ka vazhduar me prezantimin e filmave nga zhanre të ndryshme. Një film i shkurtër eksperimental i titulluar ‘Architecture Through the Butterfly Effect’, që ka të bëjë me zhvillimin e arkitekturës në të ardhmen, e krijuar nga arkitekti Benart Shala, do të shfaqet të hënën (11.02.19), nga ora 19:00. Ai po ashtu do të prezantoj idetë e tij të së ardhmes në arkitekturë bashkë me 24 ide të tjera, që do të prezantohen në muajin shkurt të këtij viti, në Muzeun e Arkitekturës dhe Dizajnit në Slloveni.
Ideja e Benartit ka të bëj me arkitekturën e së ardhmes, që sipas tij duhet të projektohet në atë mënyrë që përdoruesi të ketë një përceptim të veçantë të arkitekturës. Benart Shala së fundmi është shpërblyer në garën ndërkombëtare “Arkitektura e së ardhmes”, me projektin “Arkitektura përmes efektit të fluturës”.