Natyra, ngjyrat, gjumi, ëndërrat dhe gjitha gjërat më të ëmbla për fëmijë do të shfaqen përmes shfaqjes ‘Libri shumëngjyrësh’, me regji të Melihate Qenës, nesër ( 09.02.19) në teatrin e qytetit të Prishtinës ‘Dodona’ në dy termine, nga ora 12:00 dhe nga ora 13:00.
Kjo shfaqje me kukulla vihet në skenë nga aktorët Roza Berisha, Avni Hoti, Avdi Azemi, ndërkaq në rolin e kukullave shfaqen Antigona Qena dhe Valdet Rama.
‘Libri shumëngjyrësh’, është shfaqje e përshtatshme për moshat mbi 3 vjet ndërsa për rezervime mund të kontaktoni në numrin 038 230 623.