Në kuadër të projektit ‘Fuqizimi i të rinjëve dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë’, organizata ‘Education Innovators Kosovo’ në Mitrovicë, ka hapur mundësinë për të rinjtë që të mësojnë më shumë rreth krijimit të ideve dhe zhvillimit të bizneseve të reja.
Drejtori ekzekutiv i organizatës ‘Education Innovators Kosovo’ Hysein Damati, në një intervistë për Radio KFOR-in, tregoi për qëllin e këtij projekti: “Me këtë projekt ne synojmë të adresojmë çështjen e pjesëmarrjes së të rinjëve në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe në të njejtën kohë, ti fuqizojmë ata në teknologji duke forcuar njohuritë e tyre në industrinë e TIK dhe duke ofruar trajnime mbi aftësitë për inovacionin dhe ndërmarrësinë”, tregoi Damati.
Trajnimet dhe punëtoritë do të jenë falas për të gjithë të interesuarit duke filluar nga 9 shkurti i këtij viti, ndërsa pas trajnimeve organizatorët do ti ndihmojnë me përkrahje financiare për zhvillimin e ideve të tyre.
Për tu bërë pjësë e këtyre punëtorive dhe trajnimeve aplikoni në linkun: https://goo.gl/wJN4SU