‘Prishtina Brass’ është ansambël tunxhi, i pari i këtij lloji dhe i vetmi në Kosovë, të cilët do të argëtojnë kryeqytetasit me një koncert special nesër (27.12.18), në Kino Armata, duke filluar prej orës 19:00.
Mirëpo, ansambli i tunxhit ‘Prishtina Brass’ dhe mezzo sopranoja, Fjolla Ratkoceri, do të prezantohen para publikut të Pejës edhe sonte (26.12.18), prej orës 18:00, në sallën e Fakultetit të Arteve në Pejë.
“Prishtina Brass”, do të performojnë edhe me datën 29 dhjetor, prej orës 20:00, në kuadër të aktiviteteve kulturore që mbahen në sheshin Zahir Pajaziti, me rastin e festimeve të fundvitit, organizuar nga Komuna e Prishtinës. Ansambli, rëndësi të veçant i kushton muzikës shqipe, duke mos përjashtuar edhe muzikën jazz dhe njihet si promotor i muzikës në hapsira publike. Për disa vite ansambli ka realizuar një numër të konsiderueshëm të koncerteve nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Kosovës. Instrumentistët e ansamblit ‘Prishtina Brass’ janë:
Avni Krasniqi – Trumpetë I
Ardit Pira – Trumpetë II
Bledar Bujupi – Korno
Betim Krasniqi – Trombon dhe
Meriton Ferati – Tubë