Sonte (26.12.18), prej orës në 20:00. në Kino ARMATA shfaqet filmi “It’s a Wonderful Life” (1946), një komedi-dramë amerikane e Krishtlindjes, me produksion dhe regji të Frank Capra.
‘It’s a Wonderful Life’, ishte nominuar për pesë çmime ‘OSCAR’, përfshirë edhe atë për ‘Filmin më të Mirë’ dhe është zgjedhur nga Instituti Amerikan i Filmit, si filmi më inspirues amerikan i të gjitha kohërave. Capra ka treguar se ky ishte filmi më i dashur që kishte xhiruar dhe ai e shikonte atë së bashku me familjen e tij, në çdo festë të Krishtlindjes.
Hyrja është falas për të gjithë të interesuarit për të parë filmin “It’s a Wonderful Life”.