Ka filluar sot (26.12.18), aksioni humanitar ‘Java e Dizajnerëve’, organizuar nga dizajnerët vendorë, në qytetin e Ferizajit! Për të kontribuar në këtë aksion humanitarë, të interesuarit mundë të shkojnë në dyqanin e bamirësisë ‘Teshavesha’ dhe të blejnë rrobat e pëlqyera aty, ndërsa paratë nga shitja e këtyre rrobave, do të shkojnë pë bamirësi.
Dyqani i bamirësisë ‘Teshavesha’, ka për qëllim ngritjen e fondeve për mbështetjen e programeve shëndetësore në kuadër të Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ dhe që nga qershori i 2016-ës, operon me dy dyqane në qytetin e Prishtinës dhe një dyqan në Ferizaj.
Për të pestin vit me radhë, dizajneret kosovare si Lia Stublla, Albina Dyla, Minna Fashion, Kaonë Duriqi dhe Yllka Brada, mblidhen për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend, përmes dhurimit të kreacioneve të tyre për ‘Javën e Dizajnerëve’. Ky dyqan punëson gra të marxhinalizuara si dhe vepron plotësisht mbi vullnetin e mirë të anëtarëve të komunitetit.