Pas një beteje 2 vjeçare me sëmundjen e kancerit, regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Janë të shumta ngushëllimet që po i bëhen familjes Lumi nga personalitetet të ndryshme të botës së artit dhe jo vetëm.
Vdekjen e regjisorit, e cilësojnë të gjithë si një humbje të madhe për skenën e teatrit të Kosovës, të cilës nëpër vite i dhuroi me dhjetra shfaqje cilësore.
Kujtojmë se për shërimin dhe kthimin e tij në skenë, komuniteti artistik, përfshirë artsitët e skenës teatrore, muzikore dhe filmike, organizuan edhe një fushatë për t’i ndihmuar regjisorit Lumi lidhur me shpenzimet për shërimin e tij.
Një muaj më parë, Bekim Lumi u kthye midis kolegëve duke e sjellë një shfaqje falenderuese për të gjithë ata që e ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës së tij.
“Përkushtimi im ka të bëjë me artistët që më kanë mbështetur, miqtë dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur, studentët dhe të gjithë ata që kanë besuar”, kishte thënë Lumi për këtë shfaqje.
Prehu në paqe, Bekim Lumi.