30 korriku është përzgjedhur të jetë një ditë e shënuar në kalendarin e Kombeve të Bashkuara. Kjo datë, është shpallur Dita Ndërkombëtare e Miqësisë e cila ka pë qëllim të shpalos rolin që luan miqësia në promovimin e paqes në shumë kultura.
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë, OKB-ja inkurajon qeveritë, organizatat dhe grupet e komunitetit që të mbajnë ngjarje, aktivitete dhe iniciativa që nxisin solidaritetin, mirëkuptimin dhe pajtimin reciprok.
“Bota jonë përballet me shumë sfida, krizat dhe forcat e ndarjes – siç janë varfëria, dhuna dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, të cilat, ndër të tjera, që dëmtojnë paqen, sigurinë, zhvillimin dhe harmoninë shoqërore midis popujve të botës. Për t’u përballur me këto kriza dhe sfida, shkaqet e tyre rrënjësore duhet të adresohen duke promovuar dhe mbrojtur një frymë të përbashkët të solidaritetit njerëzor që merr shumë forma, më e thjeshta e të cilave, është miqësia. Nëpërmjet miqësisë, duke zhvilluar lidhje të forta besimi, mund të kontribuojmë në ndryshimet themelore që nevojiten urgjentisht për të arritur stabilitet të qëndrueshëm, një rrjet sigurie që do të na mbrojë të gjithëve dhe të krijojë pasion për një botë më të mirë ku të gjithë janë të bashkuar për të mirën madhore të përbashkët”, thuhet në shkrimin zyrtar të Kombeve të Bashkauara, për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Miqësisë.
Dita Ndërkombëtare e Miqësisë u shpall në 2011 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me idenë se miqësia ndërmjet popujve, vendeve, kulturave dhe individëve mund të frymëzojë përpjekjet për paqe dhe të ndërtojë ura mes komuniteteve.
OKB me shpalljen e 30 korrikut si Dita Ndëkombëtare e Miqësisë, dëshironte gjithashtu përfshirjen e të rinjëve, si udhëheqës të ardhshëm, në aktivitetet e komunitetit që përfshijnë kultura të ndryshme dhe të nxisin mirëkuptimin dhe respektin ndërkombëtar për diversitetin.