Sot (30.07.18) në Pjetërshan të Gjakovës, u vu gurthemeli i Qendrës së edukimit jo-formal për rini, si një qendër rekreative për fëmijë dhe të rinj, arritur sipas marrëveshjes në muajin maj, mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe OJQ “George Williams Youth Association in Kosovo” (GWY).
Në ndërtimin e kësaj qendre parashihet që MKRS-ja të investoj 150 mijë euro.
Me këtë rast, ministri Gashi u shpreh se ndërtimi i qendrës të cilës iu vendos gurthemeli sot është një projekt kapital i cili do të ofrojë kushte shumë të mira për zhvillimin e aktiviteteve të të rinjve dhe edukimin e mëtejmë të tyre.
Qendra e edukimit jo-formal për rini, në Gjakovë është inicuar dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës me mbështetje të YMCA-s në SHBA dhe Finlandë si dhe me mbështetje të Komunës së Gjakovës.