Të drejtat e njeriut, Aktivizimi dhe Edukimi jo-formal si dhe vullnetarizmi, janë temat të cilat do të diskutohen nesër, më 20 nëntor, në Kino Armata, duke filluar nga ora 13:00.
Ky panel diskutimi, është i përfshirë në projektin “Youth Speak – Question Time”, i financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, dhe i implementuar nga George Williams Youth Association në Kosovë.
Penalistë të këtij eventi do të jenë: Dorina Lluka Davies nga GWY (YMCA in Kosovo), Xhevat Bajrami nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blert Morina nga OJQ-CEL , Edona Hajrullahu, Zëvendëse e Avokatit të Popullit dhe Abetare Gojani nga IPKO Foundation.
Qëllimi kryesor i projektit të lartpërmendur është inkurajimi, bisedat serioze publike për çështje të rinisë, potencialet dhe investimet me përfshirjen e profesionistëve.