Këtë vit bota bëhet e kaltërt, si simbolikë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në Ditën Universale të tyre, që shënohet çdo vit më 20 nëntor.
Peticioni i organizuar nga UNICEF-i titullohet “Turn Blu”, përmes së cilit u bëhet thirrje liderëve botërorë që mirëqenien e fëmijëve ta vendosin në listën prioritare të tyre.
Në mesin e personaliteteve me ndikim, përfshirë ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe aktorë të njohur si Bobby Brown, Orlando Bloom etj, në këtë kampanjë bën pjesë edhe këngëtarja e njohur, Dua Lipa, e cila në llogarinë e saj ka shpërndarë videon respektive, me mbishkrimin :
“Çdo ditë të drejtat e fëmijëve mohohen në çdo vend të botës. Në Ditën Botërore të Fëmijëve iu bëjmë thirrje liderëve botërorë t’i vendosin fëmijët në krye të axhendës së tyre”.