– Më 25 mars, të vitit 2000, grupi NSYNC vendosën një rekord të ri botëror, duke shitur një milion bileta për një ditë, për turneun e tyre. Ky turne promovonte studio albumin e tyre të tretë, të titulluar “No Strings Attached”.
– Më 25 mars, të vitit 2001, Reklama e parë televizive e Britney Spears e realizuar për pijen Pepsi, u transmetua në televizionin amerikan. Spears kishte nënshkruar një marrëveshje shumë milionëshe me Pepsi, për turneun e saj të ardhshëm botëror.
– Më 25 mars, të vitit 2015, Sam Smith ishte në vendin e parë në top listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Lay Me Down”.