Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për respektim të rregullave në trafik, duke qenë prezentë me patrullime në gjithë vendin.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar gjithsej 1.780 tiketa për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e trafikut. Gjatë kësaj kohe në vend janë shënuar 25 aksidente me të lënduar dhe fatmirësisht nuk ka aksidente me fatalitet.
Përkushtimi i Policisë së Kosovës vazhdon të jetë prezent nëpërmes punës së tyre, në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Më poshtë mund të gjeni tabelën me të dhënat e detajuara nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
|