Super veturat më të shtrenjta, si Bugatti, La Ferrari, Mc Laren etj, do të jenë të pranishme sot (27 qershor), në hapësirat e brendit „Shell“, në Sllatinë, duke filluar nga ora 15:00. Mysafir special do të jetë Youtuberi i njohur, Vitaly Zdorovetskiy.
Për të mësuar më shumë rreth aktivitetit në fjalë, Radio KFOR-i kontaktoi moderatorin e grupit “Marakli t’kerreve”, Eron Preniqi, i cili i ftoi të gjithë dëgjuesit e radio KFOR-it që të shkojnë dhe ta përcjellin këtë ngjarje spektakulare të veturape super luksoze dhe shtoi:
“I ftoj të gjithë dëgjuesit tuaj të vijnë e t’i shohin veturat. Janë vetura shumë të shtrenjta . 80 vetura do të jenë me një vlerë prej rreth 30 milionë Euro. Do të keni mundësi të shihni një veturë Bugatti, në këtë ngjarje do të ketë edhe shumë Ferrari, Porsche, Lamborghini, të gjitha këto janë super vetura. Është mundësi e mirë për t’i parë nga afër të gjitha këto vetura luksoze, e sidomos një Bugatti që për herë të parë do të kemi mundësi ta shohim në Kosovë.”
Ngjarja më e madhe e automobilizmit, bashkë me festën më të madhe të super veturave luksoze, organizohet nga grupi “Marakli t’kerreve” dhe ai ndërkombëtar “One Life Rally”.