Mbi 80 shtete të botës çdo 19 nëntor, shënojnë ‘Ditën ndërkombëtare të burrave’. Në këtë ditë, vlerësohen arritjet dhe kontributi i burrave, veçanërisht roli i tyre në procese të ndryshme dhe ndihma që bëjnë ata për vendin e tyre, shoqërinë, komunitetin, familjen dhe kujdesin për fëmijët.
‘Dita Ndërkombëtare e Burrave’ përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve gjinore, promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e modeleve pozitive të meshkujve.
Kjo ditë për herë të parë u shënua në ishullin e Karaibeve, Trinidad -Tobago, nga profesori i historisë Jerome Teelucksingh, më 19 nëntor të vitit 1999. Në këtë ditë, po ashtu vihet në pah edhe nevoja për të mbështetur më shumë burrat, në luftimin e sterotipeve që janë krijuar për ta dhe luftimin e paragjykimeve, po ashtu për të mbështetur të gjithë burrat të cilët përballen me probleme të ndryshme.