Organizata ‘Autizmi Flet’, me 15 shtator organizon trajnim me temë: “Menaxhimi i sjelljeve te personat me autizëm”. Familjet e të prekurve me autizëm do të kenë mundësinë të marrin ekspertizat e ekspertit për edukim special Ahmet Yalçın Hocaoğlu, i cili do të prezantojë metoda për të menaxhuar sjelljen e personave me autizëm në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Administratës Publike.
Asistentja e projekteve në këtë organizatë Ardita Uka, në një prononcim tregoi për qëllimin e këtij trajnimi:
“Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi për menaxhimin e sjelljeve tek femijët me autizëm, nga ana e prindërve, profesionistëve dhe puntorëve social. Ky trajnim fton të gjithë terapistë, logoped, psikolog, po ashtu mësimdhënës dhe edukator, si dhe studentë nga fushat e ngjashme”, tha Uka.
Trajnimi do të jetë me pagesë ndërsa në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të çertifikohen.
Për të qene pjesëmarres në trajnim ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit në këtë link: https://goo.gl/forms/FHIë5fNCw17olJMB2