Sot në Shkollën Profesionale „Gjin Gazulli“, në Prishtinë, do të certifikohen nxënësit e parë në Kosovë, të aftësuar për implementimin e sistemit Smart Home.
Përmes një trajnimi disa mujor, nxënësit kanë arritur që përmes sistemit të teknologjisë të shfrytëzojnë efeciencën e energjisë, të rrisin komoditetin dhe sigurinë, në shtëpi, ndërtesa dhe në makina inteligjente.
I tërë ky sukses është realizuar nga organizata gjermane GIZ, Start-up-i i ICK-së dhe Smart Home Europe.
ICK është Qendra e Inovacioneve e Kosovës, e cila mbështet dhe nxitë inovacionet dhe idetë e bizneseve në fushë të teknologjisë. Smart Home Europe është në projektim të një sistemi të përgjithshëm operativ dhe autonom për Smart Home dhe të ndërtimit të infrastrukturës për Smart City.