‘Qendra për Paqe dhe Tolerancë’ (CPT) në bashkëpunim me disa organizata të rajonit dhe të Ballkanit kanë organizuar shkollën Verore, tashmë tradicionale “Challenge History 2 – REACT for the Future”, e cila ka filluar më datën 22 Korrik dhe do të vazhdojë të mbahet deri më 28 Korrik, në Prizren.
Me këtë rast 28 nxënës të shkollave të mesme nga Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina u bënë bashkë në Prizren, për të kontribuoar në zhvillimin e dialogut dhe duke diskutuar për çështje të ndryshme.
Shkolla në fjalë ofron seminare të lloj-llojme të udhëhequra nga trajner të fushave të ndryshme, të cilët vinë nga Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore dhe nga Bosnja e Hercegovina.
Për të marr informata më shumë rreth këtij aktiviteti, ne biseduam me hulumtuesin e Organizatës Joqeveritare “Democracy Plus”, Besnik Prekazi, i cili tha se të rinjtë pjesëmarrës janë duke bashkëpunuar dhe duke komunikuar mes vete dhe se sipas tij është arritur qëllimi i këtij aktiviteti, për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të rajonit, duke e përfshirë edhe gjeneratat e reja.