Ka filluar ‘Java e Ndërmarrësisë’ e organizuar nga ‘Kosovar Youth Council’, në bashkëpunim me ‘UN Youth Task Force’, e cila përmes një paneli të diskutimit do të shqyrtoj temën “Social Entrepreneurship”.
Se cila ka qenë përmbajtja e këtij paneli dhe me çfarë konkretisht mirret kjo Organizatë Joqeveritare, Radio KFOR-i ka realizuar një intervistë me drejtoreshën e “Kosovar Youth Council”, Agnesa Qerimi, nga e cila morrëm këtë prononcim:
“Kosovar Youth Council ësht pjesë e javës globale të ndërmarrësisë tash e 3 vite dhe vazhdimisht kemi kontribuar në këtë iniciativë, përmes aktiviteteve të ndryshme që kemi realizuar gjatë viteve. Ne konsiderojmë që promovimi i ndërmarrësisë tek të rinjët, që është ‘target grupi’ i organizatës sonë, është shumë i rëndësishëm për faktin që te rinjët ekspozohen ndaj informatave në lidhje me pavarësinë e tyre në të ardhmen, në fushën e bizensit apo inovacionit”.
Në këtë panel diskutimi kishe pjesëmarrës të grupeve të ndryshme etnike (shqiptar, romë, ashkali, egjiptian dhe serb) të cilët kanë ndarë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre ndërmarrëse.
Pas panelit “Social Entrepreneurship”, më 17 nëntor, pritet të realizohet aktivitet tjetër me Këshillin Drejtues të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.