Klubi i leximit, shkrimit dhe artit në ‘Universitetin Amerikan’ në Kosovë, në bashkëpunim me qendrën ‘Termokiss’ në Prishtinë, me 21 Nëntor të këtij viti kanë organizuar natën e poezisë ‘Slam’, që i dedikohet poezisë së këtij zhanri.
Duke filluar nga ora 19:00 të gjithë të ineresuarit do të kenë mundësi të performojnë me tema të ndryshme dhe të prezantojnë poezitë e tyre në këtë zhanër.
Kjo natë e poezisë ka për qëllim të edukoj njerëzit përmes poezisë dhe të ju mundësoj të gjithëve të shprehin talentin dhe të prezantojnë punën e tyre para publikut.
Vlen të përmendim se ‘Slam’ është një zhanër i poezisë që kombinon elementet e poezisë, teatrit, performancës dhe tregimit.
Hyrja do të jetë pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit.