Regjisori Ismet Sijarina, do të ketë premierën e filmit të tij ‘Nëntor i ftohtë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, një nga festivalet më prestigjioze në botë që i përket kategorisë A.
Filmi shtjellon historinë e një familje bazuar në ngjarje të vërteta dhe sfidat me të cilat përballen kjo familje.
Ismet Sijarina për Radio KFOR-in tregoi rreth punës për këtë film:
“Po pjesemarrja në këtë festival e filmit tonë është rezultat i punës së një ekipi të tërë njerezish, të cilët që prej ditës së parë kur kemi filluar të punojmë kemi pasur vetëm një qëllim, që idenë tonë ta prezentojmë në evente të mëdha kulturore duke njoftuar kështu audiencen nderkombëtare në rrëfimin Kosovar dhe shpresoj se do të kemi edhe prezentime tjera” tregoi Sijarina.
Në rolet kryesor luajnë aktorët: Adriana Matoshi, Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.