Pamje mbresëlënëse do të krijohen në qiell, sonte në mes të datës 21 dhe 22 prill, me ç’rast Ekstravagana astronomike, e cila zhvillohet çdo Prill, do të ju mundësoj të shihni deri në 15 meteorë në orë.
Rëndom, dushi meteor Lirida, zhvillohet në javën e fundit të muajit Prill të çdo viti dhe njerëzit në hemisferën veriore, në veçanti në Evropë, do të shohin një shfaqje drite më “cilësi të lartë”.
Si zakonisht, mënyra më e mirë për të parë dushin e meteorit është të siguroheni që jeni larg nga çdo burim drite.
Astronomët në hemisferën veriore do të kenë mundësinë të vëzhgojnë dushin meteor Lirida, i cili është një shteg me pluhur që po rrotullohet në orbitë rreth Diellit për shumë shekuj. Ashtu si shumica e dusheve meteor, koha e shikimit të kësaj shfaqjeje, do të jetë para agimit.
Dushet e meteorit ndodhin kur Toka kalon shtegun e një komete, duke u përplasur me mbeturinat e kometës. Kjo është arsyeja pse ato ndodhin në të njëjtën kohë çdo vit, dhe vijnë nga pika specifike në qiell. Kur meteorët digjen në atmosferë, ata lënë shirita të ndritshëm në qiell,