Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Trashëgimi (UNESCO), fton të rinjtë nga Kosova që të aplikojnë për pjesëmarrje në Forumin e Tretë Ndërkombëtar të të Rinjve për Kreativitet dhe Trashëgimi.
Ky forum do të mbahet nga data 31 mars deri me 6 prill, në Changsha dhe Nanjing të Kinës dhe synon të sjell të rinjtë që kanë njohuri në trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e saj.
Kjo ngjarje ka poashtu për qëllim përfshirjen e të rinjëve në industrinë kulturore dhe kreative që promovojnë trashëgiminë kulturore në çdo vend të botës.
Duhet theksuar që për këtë mundësi, duhet t’i përkisni moshave nga 18 deri në 30 vjeç.