Sikurse çdo vit, edhe sivjet po organizohen “Lojërat Alternative Botërore”, një ngjarje kjo që përfshin lojëra dhe sporte emocionuese, aventureske dhe argëtuese. Këtë vit, këto lojëra, zhvillohen me datën 5 gusht, në Uells. Organizimi i këtyre lojërave të pazakonta sportive filloi në vitin 2012, në Uells, duke përfshirë evente të çuditshme, siç janë mbledhja e krimbave, gara me qerre, lundrimi me vaska, etj.
“Lojërat Alternative Botërore” janë gara sportive që kanë stilin dhe audiencën e tyre unike, me forma të ndryshme lojërash konkurruese, të thjeshta dhe megjithatë elegante. Por, këto lojëra nuk kanë popullaritet apo strukturë të mjaftueshme për t’u përfshirë në një ngjarje kryesore si Olimpiada, megjithatë, ato njihen si “Lojëra Alternative Botërore”.







