Sot, më 5 gusht, festojmë ‘Ditën e Blogerëve’, një ditë e dedikuar për të njohur dhe vlerësuar kontributin e bloger-ëve në botën e informacionit dhe kulturës digjitale. Kjo ditë shërben si një moment për të reflektuar mbi ndikimin e madh që kanë blogerët, në mënyrën se si ne ndajmë dhe marrim informacione, ide dhe histori nga e gjithë bota.
‘Blogger Day’ apo ‘Dita e Blogerëve’ është një festë që u realizua për të nderuar të gjithë ata që krijojnë, influencojnë dhe ndajnë përmbajtje përmes rrjeteve sociale dhe kështu, për të gjithë ne, sot është një mundësi për të njohur dhe festuar kreativitetin dhe përkushtimin e bloger-ëve në mbarë botën.
Top 5 Blogerët me të ardhura më të larta, gjatë këtij viti (2024):
1. Timothy Sykes (1 million $ për muaj)
2. Chiara Ferragni (250.000 $ për muaj )
3. Melyssa Griffin (238.000 $ për muaj)
4. Sarah Titus (200.000 $ për muaj)
5. Pat Flynn (200.000 $ për muaj)
Gëzuar Dita e Blogerëve dhe faleminderit të gjithë bloger-ëve që ndajnë histori dhe njohuri me ne!







