Inxhinieria është një fushë e zhvillimit dhe inovacionit që luan një rol të rëndësishëm në përparimin e shoqërisë dhe zgjidhjen e sfidave komplekse të botës moderne. Për shumë vite, inxhinieria ka qenë kryesisht një fushë e dominuar nga burrat. Megjithatë, në ditët e sotme, ka një ndryshim rrënjësor në këtë paradigmë, siç vijnë në pah shumë gra të talentuara dhe të përfshira në inxhinieri. Përfshirja e grave në inxhinieri është më shumë se një çështje e barazisë gjinore, ajo paraqet një mundësi për të përforcuar diversitetin dhe për të krijuar një mjedis më të qëndrueshëm për të ardhmen.
Për të njohur kontributin e grave në inxhinieri, data e sotme 23 qershor, shënon “Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri”. Përgjatë historisë, gratë kanë arritur kontribute mbresëlënëse në inxhinieri, përkundër të gjitha sfidave dhe Radio KFOR-i do ti përmend vetëm disa nga emrat e grave që kanë bërë histori në këtë fushë:
– Edith Clarke (1883-1959), është një ndër pionierët e parë të inxhinierisë elektrike dhe është e njohur për kontributin e saj në zhvillimin e metodave të analizës së sistemeve elektrike.
– Mary Jackson – u bë inxhinierja e parë femër me ngjyrë që iu bashkua NASA-s, në vitin 1958.
– Mikrobiologia Emmanuelle Charpentier dhe biokimistja Jennifer Doudna – së bashku morën çmimin Nobel 2020, në kimi për shpikjen e CRISPR, një teknologji revolucionare e ndryshimit të gjeneve.
– Ada Lovelace (1815-1852) konsiderohet si “nëna” e programimit kompjuterik. Ajo zhvilloi algoritmet e para të përdorura në makinën e Analizave.
– Hedy Lamarr (1914-2000), krijoi një sistem të pionierit për komunikime të koduara, e cila u baza për teknologjinë e ndarjes së kanaleve në komunikacionet moderne.
– Beatrice Shilling (1909-1990), zhvilloi një inovacion të rëndësishëm, një shtizë të njohur si “Shilling Disk”, që korrigjonte një problem teknik në motorët e avionëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
– Zaha Hadid (1950-2016), është e njohur për projektimin e ndërtimeve futuriste dhe inovative në shumë pjesë të botës. Zaha Hadid është e para grua që mori çmimin Pritzker, çmimi më prestigjioz në arkitekturë.
‘Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri’, po shënohet për të 10-tin vit me radhë dhe ne do të promovojmë gjithmonë punën e mahnitshme që po bëjnë gratë inxhiniere, anembanë globit. Tema e cila shënon këtë vit ‘Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri’, është #MakeSafetySeen (Bëje të dukshme sigurinë).