– Sot me 23 qershor, feston ditëlindjen këngëtarja britanike, Aimee Anne, e njohur në skenë me emrin Duffy. Kënga e saj ‘Mercy’, e realizuar në vitin 2008, ishte në pozitat e para në top listat muzikore në Angli.
– Me datën 23 qershor, të vitit 2016, tre anëtarët e gjallë të grupit ‘Led Zeppelin’, dëshmuan në një gjykatë se ata nuk e kishin vjedhur intron e këngës së famshme ‘Stairway to Heaven’, nga një këngë e vitit 1968 me emrin ‘Taurus’, nga bendi Spirit. Ata u shpallën të pafajshëm nga gjykata e San Franciskos.
– Më 23 qershor, të vitit 2006, këngëtari Kevin Richardson, braktisi grupin Backstreet Boys.