Një edicion emocionues do të jetë padyshim në Ligën e Kampionëve. Janë pothuajse të gjitha klubet që tradicionalisht i kanë dhënë jetë kësaj gare e që presim të shfaqin lojë të bukur edhe në këtë edicion. Me përfundimin e ndeshjeve të playoff-it, tashmë është hedhur edhe shorti në Stamboll, ku u bënë të ditura grupet e Ligës së Kampionëve:
Grupi A : Ajax , Liverpool , Napoli , Rangers
Grupi B: Porto , Atletico Madrid , Leverkusen , Club Brugge
Grupi C: Bayern Munchen , Barcelona , Inter , Viktoria Plzen
Grupi D: Frankfurt , Tottenham , Sporting , Marseille
Grupi E: Milan , Chelsea , Salzburg , Dinamo Zagreb
Grupi F: Real Madrid , Leipzing , Shakhtar , Celtic
Grupi G: Manchester City , Sevilla , Dortmund , Kobenhaven
Grupi H: Paris SG , Juventus , Benfica , Maccabi Haifa
Rikujtojmë që ndeshjet e para të fazës së grupeve, do të luhen me datat 6 dhe 7 shtator, e ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, do të luhen me datat 1 dhe 2 nëntor, tre javë para fillimit të Kupës së Botës, ndërsa faza e eliminimit direkt do të nisë më 14 shkurt.