Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, departamenti i Ekipit Monitorues Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ka hapur një vend të lirë pune, për pozitën Përkthyes/e i/e lartë – Interpretues/e. NALT, i mundëson NATO-s që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në nivelin ministror, me ofrimin e këshillave dhe mbështetjes së aktiviteteve të përqendruara në ndërtimin e kapaciteteve, koordinimin e arsimimit dhe trajnimit.
Edukimi i nevojshëm:
– Shkolla e lartë 2 vjeçare, pas arsimit të mesëm, duke përfshirë trajnime në interpretim dhe përkthim simultan.
Eksperienca e kërkuar:
– Minimum 5 vjet përvojë si gjuhëtar/e profesionist/e.
– Njohuri dhe përvojë e mirë e punës me programet MS Office (Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook).
– Shkathtësi të mira të punës në ekip dhe komunikim.
Aplikantët duhet të kenë aftësi gjuhësore në lexim, shkrim, dëgjim dhe në të folur:
– Anglisht dhe Shqip: Shumë mirë
– Serbisht: Mjaftueshëm
Paga bruto për këtë pozitë LCH 6, është 1.323 €, në muaj.
Më shumë detaje rreth kësaj pozite, ju mund të gjeni në adresën elektronike: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/senior-interpretertranslator
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është data 2 shtator, 2022.