Yll Limani, një ndër artistët më të dashur të skenës shqiptare, po vjen me koncerte për fund vit, ku siç thuhet në komunikatë për media, këto koncerte për Yllin do të jenë realizim i ëndrrës së kamotshme. Koncertet do të vijnë në dy data, më 27 dhe 28 dhjetor, duke shënuar një moment të shumë pritur për adhuruesit e tij.
Publiku pritet të përjetojë mbrëmje unike në të cilat do të performohen këngët më të dashura nga repertori i artistit. E gjithë performanca do të jetë 100% live, ku hapja e koncertit do të bëhet nga Florent Abrashi & band.
Përmes një mesazhi, Ylli fton të gjithë që ti bashkohen në këtë ngjarje të veçantë dhe thotë: “Hajde me shoqëri, me familje, me krejt ata që e ndjejnë muzikën. Kjo natë është për të gjithë ne!”.







