Skijimi është një nga aktivitetet më të pëlqyera gjatë stinës së dimrit, i cili përveç që është tejet argëtues, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në trupin dhe shëndetin tonë. Skijimi është njihet si sport përmes së cilit trupi i njeriut angazhon pothuajse të gjithë muskujt, duke e bërë këtë një sport me përfitime të larta për shëndetin tonë.
Pa dyshim edhe Kosova si një vend malor, ka disa destinacione që mundësojnë skijimin dhe janë të përshtatshme për akomodim si dhe për të kaluar pushimet dimërore.
Brezovica njihet si njëra nga destinacionet më të njohura për skijim në Kosovë, e cila ofron mundësi të shkëlqyer për ata që duan të praktikojnë këtë sport. Ajo ndodhet në jug të Kosovës, në malet e Sharrit dhe është një zonë e pasur me disa pista të skijimit, që i përmbush nevojat e skijatorëve të ndryshëm, nga ata fillestarë e deri tek ata më të avancuar. Gjithashtu, një alternative tjetër dhe e mirë, po aq sa edhe Brezovica, mbetet edhe Rugova, një nga zonat më të bukura të vendit. Rugova është e njohur për terrenet e saj të pasura dhe për mundësitë për skijim, veçanërisht për ata që preferojnë një përvojë më të qetë dhe më të lehtë skijimi.
Për ata që skijojnë në Rugovë, peizazhi është një nga atraksionet kryesore. Me pamje panoramike të maleve, lumenjve dhe pyjeve të borës, Rugova krijon një atmosferë magjike që është e vështirë të gjendet në zona të tjera të Kosovës.







