Pandemia CoViD-19, sikurse në të gjitha segmentet tjera të jetës, ka pasur ndikim negativ edhe në aktivitetet sportive në Kosovë. Për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it futbollisti nga Prishtina, Yll Hoxha, pati një mesazh vetëdijesues për të qenë të kujdesshëm në këtë kohë pandemie globale: “Ju lutem të keni kujdes të shtuar, mbani distancën dhe pastërtinë, shmangi përqafimet që të mos rrezikojmë shëndetin tonë, meqë virusi është akoma prezent.”
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) sërish bëhet thirrje që të vazhdojnë masat e distancimit fizik, mbajtja e maskave, higjienës si dhe për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!