“Creative Hub” sot (13.02.20) nga ora 20:00 deri në ora 21:00, organizon një Webinar falas online, që ka të bëjë me të dhënat elementare për fillestarët e Photoshop-it.
Pikërisht për këtë aktivitet Radio KFOR-i kontaktoi COO në “Creative Hub”, Ema Zeqiraj, e cila theksoi: “Ky Webinar është prezantim i Akademisë së Dizajnit Grafik, që ka për qëllim t’i bëjë studentët më të aftë për tregun e punës në këtë fushë.”
Sipas znj. Zeqiraj, ligjërues i këtij Webinar-i të dobishëm për fillestarët e Phtoshop-it, është z. Riard Rexhepi. “Creative Hub” është qendër e trajnimit profesional e përqendruar në dhënien e aftësive në marketing, web dizajn, dizajn grafik, burime njerëzore dhe të tjera.