Numri π daton prej kohërave shumë të lashta dhe Arkimeti është i pari, ai që zbuloi se ekziston një numër që i afrohet vlerës 3.14, 15, 19 e që ka rëndësi shumë të madhe në gjeometri, veçanërisht te llogaritja e syprinave të figurave.
Ligjëruesi në Departamentin e Matematikës në Universitetin e Prishtinës, profesor Ramadan Limani, në një intervistë për Radio KFOR-in thotë se numri π (Pi), jo vetëm që gjenë zbatim në shumë fusha por është baza themelore e tyre: “Rëndësia e këtij numri është jashtëzakonisht e madhe, jo vetëm në matematikë por edhe në shumë fusha të tjera si në: fizikë, në astronomi, në inxhinieri, në mekanikë e kështu me radhë. Ta zëmë, në gjeometri nuk mund të lloogaritet në asnjë mënyrë syprina e sipërfaqet rrethore pa përdorimit e numrit Pi, e as vëllimi i sipërfaqes rrethore, syprina e sipërfaqes cilindritke, vëllimi i sipërfaqes cilindrike etj. në të gjitha këto madhësi involvohet numri Pi vlera e të cilit është 3.14, 15, 19…e kështu me radhë.”
Ligjëruesi në Departamentin e Matematikës në Universitetin e Prishtinës, profesor Limani ka shtuar gjithashtu kjo 14 Marsi, ‘Dita e Numri Pi’ është e rëndësishme në të gjitha fushat e shkencës, pasi që në astronomi përdoret për të llogaritur sasinë e hidrogjenit që duhet në misionet hapsinore ose për të llogaritur shtrirjen e territoreve të planetëve të ndryshëm.