Edhe muaji prill do të jetë i pasur me aktivitete të shumta, të tilla si aktiviteti i 13 prillit, “Run with Color”, i cili realizohet për herë të dytë në Kosovë.
Garat me ngjyra janë ngjarje që organizohen në gjithë botën me qëllime të ndryshme bamirësie, ku pjesëmarrësit, të veshur në ngjyra të bardha, vrapojnë duke u spërkatur me ngjyra jo të dëmshme, që e bëjnë vrapimin shumë atraktiv dhe interesant. Përmes kësaj gare do të mbledhen fonde për shoqata të ndryshme bamirëse, përkatësisht për Shoqatën Down Syndrome Kosova.
“Run with Color” do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 13:00 dhe do të jetë vrapim 3km, përcjellur gjatë gjithë kohës me muzikë.