Me moton ‘Derisa të gjitha pjesët e puzzle-it të bashkohen’, për nder të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, që shënohet çdo vit, më 2 prill, Organizata joqeveritare ‘Autizmi Flet ‘ organizon aktivitete të ndryshme, në shënim të kësaj dite.
Sot me datën më 2 prill, nga ora 16:00 deri në ora 16:30, do të realizohet një manifestim i veçantë nga një grup i veçantë, për të vazhduar tutje me grumbullimin e fondeve për të plotësuar nevojat e fëmijëve me autizëm, përmes një tryeze me ushqim dhe pije.
Po me këtë datë, nga ora 18:30 – 19:00 do të bëhet edhe ngritja e 20 fenerëve në qiell, ndërsa pjesëmarrësit dhe kontribut dhënësit do të kenë rastin që përveç tjerash edhe të argëtohen përmes muzikës nga DJ Robi.