‘Dita Globale e Vrapimit’ çdo vit shënohet në të mërkurën e parë të muajit qershor dhe synon të inkurajojë njerëzit e të gjitha moshave dhe niveleve të përfshihen në aktivitetin e vrapimit, një thirrje globale për një mënyrë jetese më të shëndetshme përmes lëvizjes dhe aktivitetit fizik.
‘Dita e Vrapimit’ nuk shënohet vetëm nga atletët profesionistë, mirëpo është një ftesë gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të fillojnë, rifillojnë apo vazhdojnë një rrugëtim aktiv dhe të shëndetshëm.
Shumë qytete sot organizojnë aktivitete të hapura për publikun, maratona simbolike apo gara për fëmijë, duke kthyer këtë ditë në një festë të gjallë kolektive. Përmes pjesëmarrjes, individët dërgojnë një mesazh të fuqishëm, se çdo hap ka rëndësi, qoftë për shëndetin personal, për frymëzimin e të tjerëve apo për ndërtimin e një kulture më aktive dhe të ndërgjegjshme.







